DON XHON SHTYN PUBLIKIMIN E KËNGËS PAS TRAGJEDISË NË FAMILJEN KELMENDI
Written by radio wave on September 27, 2025
Reperi i njohur Don Xhon i është bashkuar solidaritetit të artistëve që kanë respektuar dhimbjen e kolegut të tyre Gjesti, pas humbjes tragjike në familjen Kelmendi.
Në një postim në Instagram, ai shkroi:
“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotit që përfundoi me fatalitet, kanga nuk do publikohet SOT.
Ngushllime të përzemërta familjarëve dhe kolegut Gjestit,
Zoti ju dhashte forcë dhe durim.
Projekti publikohet nesër n’18:00.”
Ky gjest tregon unitetin e artistëve në momente të dhimbshme dhe vlerësohet nga fansat si një shenjë respekti dhe humanizmi.