ENO CACA NË RADIO WAVE: SHQIPËRIA, DESTINACION NË NGJITJE PËR TURIZËM DHE REAL ESTATE
Written by radio wave on September 29, 2025
Sot në Radio Wave, i ftuar ishte Eno Caca, Drejtues i Promocionit dhe Marketingut në Concord Investment, i cili ndau me dëgjuesit një pasqyrë të qartë mbi zhvillimet në turizëm dhe tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
Caca theksoi se vera e këtij viti ka sjellë një qasje të re për turizmin, ku ofertat janë diversifikuar përmes paketave javore dhe akomodimit në resorte të brandeve botërore, duke rritur cilësinë dhe opsionet për vizitorët.
Ai foli edhe për përvojën e tij në Milano Fashion Week, ku u takua me brokerë ndërkombëtarë që e shohin Shqipërinë si një treg në rritje të shpejtë, jo vetëm për turizëm, por edhe për real estate. Me çmime konkurruese dhe projekte të dizajnuara nga arkitektë me famë botërore, vendi ynë po fiton gjithnjë e më shumë besueshmëri.
Në intervistë, Caca solli shembuj konkretë nga Marina Orikum, Lalëz dhe Sarandë, ku çmimet arrijnë rreth 3,500 € për metër katror, ndërkohë që në rajon shkojnë deri në 10,000 €. Kjo diferencë e konsiderueshme e bën tregun shqiptar tepër tërheqës për investitorët e huaj.
Sipas të dhënave, vetëm gjatë vitit të kaluar, investimet e të huajve në pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kapën shifrën e 150 milionë eurove, ku 37% e blerësve ishin të huaj. Ky trend po transformon tregun dhe po i jep një dimension të ri zhvillimit ekonomik.
Në mbyllje, Eno Caca theksoi se cilësia në projekte është çelësi i suksesit: “Çdo ndërtim i realizuar me standarde, pavarësisht lokacionit, do të gjejë gjithmonë treg. Shqipëria ka avantazhe unike – çmime të favorshme, mikpritje dhe një gastronomi që e bën të pazëvendësueshme për vizitorët dhe investitorët.”