Current track

Title

Artist

ELON MUSK : “PASURIA NUK KA ASNJË KUPTIM NËSE NUK GJEJMË QËLLIMIN E JETËS”

Written by on October 10, 2025

Me një pasuri marramendëse prej 500 miliardë dollarësh (rreth 430 miliardë euro), shumëkush do ta kishte imagjinuar Elon Muskun të shijonte një jetë luksi në një ishull privat tropikal. Por, miliarderi ekscentrik duket se e ka mendjen shumë më larg — në kuptimin më të plotë të fjalës.

Në një intervistë të fundit në podcast-in “Tesla Beat”, CEO i Teslës dhe SpaceX foli hapur për atë që e shtyn të vazhdojë të punojë pa pushim, pavarësisht suksesit dhe pasurisë së tij të pakrahasueshme. Pyetja ishte e drejtpërdrejtë: “Pse nuk ndalesh kurrë? Pse vazhdon të punosh edhe pse mund të kaloje pjesën tjetër të jetës duke pushuar?”

Përgjigjja e Muskut ishte po aq e çuditshme sa edhe filozofike.

“Kjo lidhet me filozofinë time të jetës,” – tha ai. “Kur isha adoleshent, përjetova një krizë ekzistenciale. Nuk gjeta asnjë përgjigje të kënaqshme për kuptimin e jetës – as në fetë, as në filozofi. Por gjithçka ndryshoi kur lexova një roman fantastiko-shkencor që më bëri të kuptoj se ndoshta universi është përgjigjja, dhe se ne duhet të zbulojmë pyetjet e duhura.”

Sipas Muskut, kjo ndjenjë e kërkimit për kuptim është ajo që e ka shtyrë të ndërtojë raketa, makina elektrike dhe teknologji që shkojnë përtej imagjinatës njerëzore.

“Nëse universi është përgjigjja, atëherë detyra jonë është të kuptojmë pse ekzistojmë. Dhe për ta bërë këtë, njerëzimi duhet të jetë një specie shumëplanetare,” – shtoi ai.

Kjo është arsyeja pse, për të, pensioni nuk është as në horizont.

“Unë nuk mund të ndalem derisa të kemi shkuar përtej Tokës. Derisa të kemi ndërtuar një qytet në Mars,” – tha Musk me bindje.

Kështu që, ndërsa shumë e shohin si njeriun më të pasur në botë, për vetë Elon Muskun pasuria është vetëm një mjet — jo qëllimi përfundimtar.
Deri atëherë, duket se pushimet e tij do të presin… ndoshta deri në momentin kur njerëzimi të ketë “prenotuar biletën e parë për Marsin.”


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist