Current track

Title

Artist

KATY PERRY DHE JUSTIN TRUDEAU “ZBULOHEN” SI ÇIFT: DASHURI SEKRETE MES KËNGËTARES DHE ISH-KRYEMINISTRIT KANADEZ

Written by on October 14, 2025

Showbizi botëror është tronditur nga një histori që duket dalë direkt nga një film romantik politik: Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë parë duke u puthur e përqafuar në një jaht luksoz në brigjet e Santa Barbarës, Kaliforni.

Fotot ekskluzive, të publikuara nga Daily Mail, kanë bërë xhiron e internetit, duke ndezur thashetheme për një nga çiftet më të papritura të vitit. Sipas The Sun, lidhja mes Perry dhe Trudeau ka nisur fshehurazi që në fillim të verës, dhe duket se tani dyshja nuk ka më ndërmend ta mbajë të fshehtë romancën.

Burime pranë këngëtares kanë zbuluar se Katy dhe Justin u afruan pas disa takimeve në evente kulturore, ku shkëndijat mes tyre ishin të menjëhershme. “Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta – që nga interesi për artin e deri te aktivizmi social”, – tha një burim anonim.

Kjo s’është hera e parë që të dy janë parë bashkë. Në verë, Perry u fotografua duke darkuar me ish-kryeministrin, ndërsa Trudeau u pa më vonë në koncertin e saj në Montreal, ku madje këndoi disa fjalë nga kënga “Dark Horse” dhe i buzëqeshi këngëtares gjatë performancës.

Kujtojmë se Justin Trudeau u divorcua nga bashkëshortja Sophie Gregoire në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë dhe tre fëmijësh. Nga ana tjetër, Katy Perry i dha fund marrëdhënies së saj me aktorin Orlando Bloom këtë verë, me të cilin ka një vajzë, Daisy.

Tani duket se të dy kanë gjetur strehë emocionale te njëri-tjetri. Një romancë e papritur, që kombinon skenën politike me atë të popit ndërkombëtar — një lidhje që, nëse konfirmohet zyrtarisht, mund të jetë një nga historitë më të përfolura të vitit në botën e yjeve.

Një gjë është e sigurt: nga politika në pop – Justin dhe Katy sapo kanë ndezur skenën e showbizit botëror.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist