Current track

Title

Artist

DIDDY FESTON DITËLINDJEN E 56-TË NË BURG…ME MAKARONA

Written by on November 6, 2025

Reperi dhe producenti amerikan Sean “Diddy” Combs e festoi ditëlindjen e tij të 56-të në Qendrën Federale Korrektuese Fort Dix, ku po vuan një dënim prej 50 muajsh për akuza të lidhura me transportimin e grave për qëllime prostitucioni.

Diddy, i cili mbushi 56 vjeç më 4 nëntor, e kaloi ditëlindjen në ambientet e burgut federal në Nju Xhersi, duke ndarë tre vakte me të burgosurit e tjerë. Sipas revistës People, mëngjesi i tij përfshinte fruta, drithëra dhe bukë integrale me reçel, ndërsa dreka ofronte zgjedhje mes pulës dhe hamburgerit, të shoqëruara me makarona, salcë dhe spinaq. Darka, e shërbyer rreth orës 16:30, kishte në menu picë – një vakt simbolik për ditëlindjen e reperit.

Combs u transferua në Fort Dix më 30 tetor, pas ankesave të avokatëve të tij për kushtet në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn. Ekipi ligjor kërkoi që ai të zhvendosej në një institucion që ofron programe rehabilitimi kundër varësisë nga droga dhe më shumë lehtësi për komunikim e trajtim.

Në tetor, ai u dënua nga gjyqtarja federale Aruna Subramanian me 50 muaj burg, pas vendimit të shpallur në korrik. Sipas Byrosë së Burgjeve të SHBA-së, data e mundshme e lirimit të tij është 8 maj 2028, megjithëse ai mund të përfitojë nga reduktimi i dënimit për sjellje të mirë.

Avokatja e tij, Alexandra Shapiro, ka paraqitur një apel më 20 tetor, duke e cilësuar dënimin “të padrejtë dhe joproporcional”. Gjykata e Apelit ka miratuar përshpejtimin e procesit, ndërsa seanca dëgjimore është planifikuar për prillin e vitit 2026.

Pavarësisht situatës së tij ligjore, burime pranë stafit të burgut kanë bërë të ditur se Diddy ka mbajtur një qëndrim të qetë dhe bashkëpunues, ndërsa ka filluar të marrë pjesë në programe edukative e rehabilituese brenda institucionit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist