Current track

Title

Artist

Erba Barbullushi : Balanca mes Artit dhe Cyber Security – Një Histori Profesionale dhe Humane

Written by on November 7, 2025


Sot në studion e “Wave Breakfast Show” patëm të ftuar Erbën, një specialiste të sigurisë kibernetike, e cila solli një perspektivë të veçantë mbi këtë profesion – ku përpjekja, përkushtimi dhe vëmendja ndaj detajeve janë po aq të rëndësishme sa pasioni për zhvillim.

Erba tha se të jesh Cyber Security Specialist është një profesion i bukur, sfidues dhe i mirëpagueshëm, por mbi të gjitha kërkon durim, disiplinë dhe aftësi teknike, sidomos në fusha si matematika dhe logjika e sistemeve. Ajo shpjegoi se pjesë e kësaj pune është edhe krijimi i simulimeve të sulmeve për të testuar sigurinë dhe për të kuptuar se si mund të rikuperohen të dhënat në rast rreziku. “Në këtë profesion je gjithmonë një hap para, sepse ke përgjegjësi të mbrosh sistemet, njerëzit dhe institucionet,” – u shpreh ajo.

Por Erba nuk është vetëm një profesioniste e teknologjisë. Ajo tregoi se arti ka qenë pjesë e saj dhe familjes së saj gjithmonë. Ka marrë pjesë në projekte kreative dhe reklama, gjë që e ka ndihmuar të jetë dinamike dhe ekspresive. Kjo aftësi për të balancuar logjikën me kreativitetin e ndihmon të sjellë qartësi, energji dhe komunikim më të mirë në punën e saj teknike. “Unë di t’i ndaj këto dy botë – arti më jep shpirt, ndërsa siguria kibernetike më jep drejtim dhe strukturë,” – tha ajo.

Në lidhje me Inteligjencën Artificiale, Erba theksoi se AI është një mjet i fuqishëm, që përdoret nga njerëzit dhe në vetvete është neutral. Ajo mund ta lehtësojë punën tonë, të përshpejtojë proceset dhe të zgjidhë probleme të ndërlikuara – por gjithçka varet nga qëllimi dhe mënyra si përdoret. “Në duart e duhura, AI është ndihmë dhe progres. Por duhet kujdes, sepse në duart e gabuara mund të kthehet në rrezik,” – u shpreh ajo.

Biseda e sotme na kujtoi se teknologjia nuk e zëvendëson njeriun – por e fuqizon atë. Dhe se profesionalizmi, kur bashkohet me humanitet dhe art, krijon njerëz të kompletuar që dinë të kontribuojnë në një botë në ndryshim të vazhdueshëm.



Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist