Current track

Title

Artist

Erand Sojli : Historia dhe emocionet pas “THE SPARK”

Written by on November 11, 2025

Sot në studio mirëpritëm aktorin dhe regjisorin Erand Sojli, i cili ndau rrugëtimin e filmit të tij më të ri, “The Spark”, një projekt i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që trajton integritetin, presionin e sistemit dhe vlerën e dinjitetit njerëzor.

Ai tregoi se filmi lindi nga një ide që nisi të shkruhej para 7 vitesh në Shqipëri, në një kohë kur ende po formësohej struktura e SPAK, dhe se skenari u zhvillua edhe më tej pas zhvendosjes së tij në SHBA.

Një nga momentet më të rëndësishme për Erandin ishte bashkëpunimi me komunitetin shqiptar në Amerikë. Ai theksoi se shqiptarët atje e përqafuan projektin me zemër të hapur, duke ofruar mbështetje, kohë dhe energji, pavarësisht sfidave dhe ritmit të shpejtë të jetës. Shumë prej tyre, të cilët kishin ëndërruar t’i afroheshin kinemasë, gjetën përmes këtij filmi rastin për të qenë pjesë e një projekti ku talenti dhe pasioni vlejnë më shumë se emrat e mëdhenj.

Erandi ndau edhe një moment shumë personal: vajza e tij e vërtetë luan në film, dhe ky rol i ka dhënë atij një përjetim të fortë emocional dhe një ndjenjë thellësisht të veçantë.

Ai u shpreh me mirënjohje për të gjithë aktorët dhe ekipin e produksionit që kontribuan në projekt. Në premierë, mes aktorëve të filmit, i pranishëm ishte vetëm aktori Jul Nënshati, por Erandi falënderoi publikisht të gjithë aktorët dhe bashkëpunëtorët që ishin pjesë e rrugëtimit të tij krijues.

Gjithashtu, ai falënderoi z. Aleksandër Frangaj për mbështetjen në realizimin dhe promovimin e premierës.

Në thelb të filmit — siç tha vetë Erandi — fiton familja. Mesazhi është i qartë:
Mbaje të pastër ndërgjegjen. Mos tradhto vlerat e tua. Mbaje të bashkuar familjen — se aty fillon dhe mbaron njeriu.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist