Getinjo reflekton : “Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë”
Written by radio wave on November 13, 2025
Reperi i njohur Getinjo ka ndarë një mesazh të sinqertë dhe reflektues në rrjetet sociale, duke folur për vështirësitë që përballen artistët që fokusohen në muzikë me përmbajtje dhe kuptim të thellë.
Në një postim në Instagram, ai shkroi se “është një kohë pak e vështirë për tekstshkruesit si unë”, duke theksuar se tregu muzikor sot nuk i vlerëson sa duhet këngët me mesazh. “Kjo tokë e muzikës që e mbjellim, nuk bjen frute e as lule”, u shpreh reperi, duke iu referuar mungesës së shpërblimit për përpjekjet krijuese.

Megjithatë, Getinjo pranoi se performancat në klube janë ende një burim i qëndrueshëm të ardhurash për shumë artistë, përfshirë edhe vetë atë. Ai shtoi se është i vendosur të vazhdojë me projekte që ruajnë autenticitetin dhe tekste “smart edhe real”, që reflektojnë jetën dhe realitetin shoqëror.
Artisti gjithashtu dërgoi një mesazh bashkimi, duke thënë se “ka bukë për krejt”, një shprehje që nënkupton respekt dhe mbështetje për kolegët e tij, pavarësisht dallimeve në stil apo qasje muzikore.
Getinjo ka ndërtuar reputacionin e tij për tekstet e thella dhe të ndjera, që shpesh prekin tema emocionale e sociale — duke e dalluar nga shumë artistë që ndjekin linja më komerciale.