Current track

Title

Artist

Një 20-vjeçare nga Koreja e Jugut është dënuar me katër vite burg, pasi ka shantazhuar yllin e futbollit Heung-min Son

Written by on December 9, 2025

Sipas raportimeve të Yonhap News TV, e reja kishte qenë në një marrëdhënie me futbollistin dhe më pas e kishte kërcënuar, duke i kërkuar rreth 175 mijë euro. Ajo i kishte dërguar edhe foto të një ekografie të fetusit, me kërcënimin se do ta bënte publike shtatzëninë nëse Son nuk paguante.

Më vonë, së bashku me partnerin e saj, gruaja i kërkoi futbollistit edhe një shumë shtesë prej 41 mijë eurosh. I dashuri i saj është dënuar me 2 vite burg. Çifti u arrestua në maj, pasi Son refuzoi të paguante shumën e dytë dhe kallëzoi rastin në polici.

Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura muajin e kaluar, ndërsa së fundmi është bërë publik vendimi i gjykatës. Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe po shihet si një shembull i rrezikut që paraqesin format e shantazhit ndaj figurave publike dhe sportistëve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist