Messi zbulon favoritët për Kupën e Botës 2026: “Do të jetë turneu më i vështirë”
Written by radio wave on December 10, 2025
Argjentina pritet të mbrojë titullin e kampiones së botës në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lionel Messi ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në turne, por pas shortit të fazës së grupeve ai ka ndarë opinionin e tij për skuadrat pretendente.
Në një intervistë për ESPN, ylli i Inter Miamit tha se përveç Argjentinës, e cila do të luftojë për të ruajtur kupën, ka disa ekipe të tjera shumë të forta. “Spanja, Franca, Anglia, Brazili… të gjitha duan ta fitojnë turneun,” u shpreh Messi. Ai shtoi se edhe Gjermania mbetet një rival i rrezikshëm, sidomos pas rivalitetit të gjatë me Argjentinën dhe humbjeve të fundit në Kupën e Botës.
Turneu i vitit 2026 do të jetë i pari me 48 ekipe, të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra. Dy të parat e çdo grupi kualifikohen direkt në fazën me eliminim, së bashku me tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta.