Current track

Title

Artist

Përplasja Stresi–Labinot Rexha ndez Big Brother VIP Kosova: “Fitoren ma paskësh siguruar ai?”

Written by on December 10, 2025

Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova kanë rikthyer në vëmendje tema të ndjeshme nga edicionet e mëparshme. Gjatë një bisede me Fjollën, Labinot Rexha deklaroi se ai dhe rrethi i tij kishin qenë “faktori kyç” që i siguroi fitoren Stresit në BBVK1.

Deklarata bëri bujë të menjëhershme, dhe fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj – Stresi, reagoi nga jugu i Shqipërisë, ku është i izoluar duke punuar për albumin e ri. Në një prononcim për Prive me Liberta Spahiun, ai u tregua i qetë, por ironik.

“Unë jam mirënjohës gjithmonë, veç mosmirënjohës nuk kam qenë kurrë. Të vetmin njeri që paskam harruar me falenderu qenka Labinoti,” tha ai me të qeshur.

Më pas ai shtoi edhe një kundërpërgjigje më të drejtpërdrejtë: “Aty është lojë dhe ai po shpif shumë. Nëse lojtarët e hajnë këtë dhe populli, jo ta hajnë me shnet. Nuk është e vërtetë. Mik e kam, por çfarë nxjerr nga goja e din ai vet. Nuk ia ndal gojën askujt.”

Me këtë deklaratë, duket se tensionet midis dy ish-banorëve do të vazhdojnë të jenë temë diskutimi, ndërsa dinamika brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist