Current track

Title

Artist

Champions League / Java e 6‑të përfundon me ndeshje dramatike: rezultatet dhe tabela pas ndeshjeve

Written by on December 11, 2025

Java e gjashtë e fazës së ligës së Champions League u mbyll me ndeshje emocionuese dhe disa rezultate që kanë ndryshuar dukshëm renditjen në tabelë.

Manchester City fitoi derbin e mbrëmjes kundër Real Madrid me rezultat 2‑1 në “Santiago Bernabeu”, duke siguruar një fitore të rëndësishme jashtë fushe.

Skuadra e Arsenalit gjithashtu shënoi fitore dhe me 18 pikë pas gjashtë ndeshjesh siguroi kualifikimin për në 1/8‑at e finales, duke qëndruar në krye të tabelës.

Fitore sonte shënuan gjithashtu Juventusi, Benfica, Ajax dhe Copenhagen, ndërsa kampioni në fuqi PSG u ndal me barazim ndaj Atletiko Bilbaos.

Në klasifikim, Arsenal kryeson me 18 pikë, ndjekur nga Bayern Munich me 15 pikë — dy më shumë se PSG, Manchester City dhe Atalanta.

Në fund të tabelës mbeten Villarreal dhe Kairat Almaty, secila me vetëm një pikë, duke u përballur me perspektivë të vështirë për të kaluar në fazat e nokautit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist