Irisa Hyka (Curly.irisa) në Radio Wave: mesazhe të forta për kujdesin e flokëve kacurrelë
Written by radio wave on December 12, 2025
Sot në Radio Wave ishte e ftuar Irisa Hyka, e njohur si Curly.irisa, një nga zërat më të rëndësishëm të komunitetit të vajzave kacurrelate në Shqipëri. Me eksperiencë, pasion dhe shumë dëshirë për t’i ndihmuar vajzat të rizbulojnë bukurinë e flokëve të tyre natyralë, Irisa solli disa këshilla të vlefshme për publikun.
Sipas saj, kacurrelat mund të rikthehen, edhe nëse flokët janë dëmtuar apo drejtësuar prej kohësh. Ajo theksoi se gjithçka nis me trajtim të duhur dhe kujdes të vazhdueshëm, duke treguar se transformimet janë të mundura kur ndiqet një rutinë e personalizuar.
Një nga gabimet më të zakonshme, sipas Irisës, është përdorimi i çdo produkti që premton “mrekulli” për kacurrelat. Ajo theksoi se çelësi qëndron te kuptimi i skalpit dhe nevojave të tij, pasi vetëm kështu mund të zgjidhen produktet e duhura që i përshtaten vërtet tipit të flokëve.

Gjatë bisedës, ajo ndaloi edhe te klasifikimi i flokëve kacurrelë, të ndarë në kategori si A, B dhe C, bazuar në dendisën dhe intensitetin e kacurrelit. Ky klasifikim i ndihmon vajzat të kuptojnë më mirë strukturën e flokut dhe të ndërtojnë rutinën optimale të kujdesit.
Në prag të festave të fundvitit, Irisa dha disa këshilla praktike për mbrojtjen e kacurrelave nga nxehtësia dhe mënyrat e stilimit gjatë eventeve, periudhë kur vajzat përdorin më shumë mjete të ngrohjes dhe produkte stilimi.
Në fund, ajo bëri një ftesë të hapur për të gjitha vajzat kacurrelëse që të bashkohen në komunitetin e saj në Instagram, @curly.irisa, një hapësirë e dedikuar për këshilla profesionale, ide, motivim dhe dashuri për flokët natyralë.
Irisa Hyka vazhdon të inspirojë dhe të udhëheqë një brez të tërë vajzash drejt pranimit dhe fuqizimit përmes natyralitetit.