Current track

Title

Artist

Einxhel Shkira sqaron lajmet: Nuk kam pësuar aksident të rëndë, kam thyer këmbën në shtëpi

Written by on December 15, 2025

Ish-banorja e Big Brother VIP 1, Einxhel Shkira, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi në rrjet, ku pretendohej se ajo kishte pësuar një aksident të rëndë.

Përmes një Instastory, Einxhel ka sqaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim, duke theksuar se nuk kishte pësuar ndonjë aksident serioz. Ajo tregoi se kishte thyer këmbën teksa ndodhej në shtëpi, ndërsa po hapte dhuratat e të birit.

“Jam si kokrra e mollës pas operacionit të këmbës. Sapo të rikuperohem, do të kthehem te fëmijët e mi,” ka shkruar Einxhel, duke qetësuar ndjekësit dhe duke treguar se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme.

Reagimi i saj ka ardhur për të ndalur spekulimet dhe për t’i siguruar ndjekësit se gjithçka është nën kontroll. I urojmë Einxhel Shkirës shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm pranë familjes së saj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist