Current track

Title

Artist

Hollywood në shok: Regjisori legjendar Rob Reiner dhe bashkëshortja gjenden të pajetë, autoritetet hetojnë vrasje të dyshuar

Written by on December 15, 2025

Hollywood-i është tronditur nga një lajm i rëndë që ka bërë xhiron e mediave amerikane. Regjisori i njohur Rob Reiner, 78 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, 68 vjeçe, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në Brentwood, Los Angeles. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje të dyshuar”.

Sipas raportimeve, trupat e pajetë të një burri 78-vjeçar dhe një gruaje 68-vjeçare u zbuluan pas një thirrjeje për ndihmë mjekësore drejtuar Shërbimit Zjarrfikës të Los Angeles-it. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, Departamenti i Policisë konfirmoi se detektivët e njësisë për grabitje dhe vrasje kanë marrë në dorë hetimin, duke e konsideruar rastin si vdekje të dyshimta.

Media amerikane raporton se të dy viktimat kishin plagë që përputhen me sulm me thikë, çka ka shtuar dyshimet për një akt kriminal. Ndërkohë, djali i çiftit, Nick Reiner, është marrë në pyetje nga policia. Disa burime pranë familjes kanë hedhur dyshime se ai mund të jetë i përfshirë në ngjarje, por policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë version.

Një përfaqësues i familjes Reiner ka konfirmuar vdekjet të dielën në mbrëmje, përmes një deklarate prekëse:
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të Michele dhe Rob Reiner. Jemi të shkatërruar nga kjo humbje e papritur dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë.”

Shefi i detektivëve të policisë së Los Angeles-it, Alan Hamilton, ka bërë të ditur se hetimi është ende në fazë të hershme dhe se aktualisht nuk ka asnjë të dyshuar zyrtar apo person të arrestuar. Ai shtoi se anëtarët e familjes do të merren në pyetje si pjesë e procedurës hetimore.

Rob Reiner konsiderohej një nga regjisorët më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë Hollywood-i, ndaj lajmi i vdekjes së tij ka lënë të tronditur fansat, kolegët dhe industrinë e filmit në mbarë botën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist