Current track

Title

Artist

Blero dhe Eronita kurorëzojnë dashurinë: Dasmë madhështore mes emocioneve dhe vëmendjes së rrjeteve sociale

Written by on January 13, 2026

Blero dhe Eronita i kanë dhënë fund beqarisë ditën e djeshme, duke kurorëzuar lidhjen e tyre me një ceremoni të veçantë, ku nuk munguan miqtë, familjarët dhe emocionet e forta. Dasma e çiftit u shndërrua menjëherë në një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Që në orët e para pas ceremonisë, rrjetet sociale u “pushtuan” nga video dhe pamje të ndryshme nga festa. Atmosfera e zjarrtë gjatë kërcimit të çiftit, momentet romantike krah njëri-tjetrit dhe buzëqeshjet plot dashuri u shpërndanë me shpejtësi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe fansave të këngëtarit.

Një nga momentet më të ndjera të dasmës ishte betimi gjatë kurorëzimit, ku Blero dhe Eronita shkëmbyen fjalë që prekën jo vetëm të pranishmit, por edhe ndjekësit që i panë pamjet online. Vetë këngëtari ka ndarë disa fragmente nga ceremonia në Instagram, duke shoqëruar një foto krah bashkëshortes së tij me mbishkrimin: “Burri më i lumtur në botë”.

Kjo martesë shënon një kapitull të ri në jetën personale të Bleros dhe njëherazi është martesa e tretë për të. Më parë, ai ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë. Në shtator të vitit 2019, Blero u martua me Afrona Dikën, martesë që zgjati pak më shumë se dy vite.

Pas ndarjes, dyshja diskutoi hapur arsyet e divorcit në një podkast, ku këngëtari e mbylli intervistën duke kërkuar falje publike. Sot, me një fillim të ri përkrah Eronitës, Blero duket më i qetë dhe më i lumtur se kurrë, duke lënë pas të shkuarën dhe duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij personale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist