Nicki Minaj “shokon” showbiz-in: Rreshtohet hapur me Trump dhe financon projektin MAGA
Written by radio wave on January 29, 2026
Nicki Minaj ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare pasi u shfaq në Trump Accounts Summit në Uashington D.C., ku shprehu mbështetje të fortë për iniciativën e Donald Trump për krijimin e llogarive të investimit për foshnjat amerikane.
Reperja deklaroi se planifikon të kontribuojë mes 138 mijë dhe 276 mijë euro për projektin e quajtur “Trump Accounts”, duke e cilësuar veten si një nga mbështetëset më të mëdha të Trump.

“Unë jam fansja numër një e presidentit dhe kjo nuk do të ndryshojë,” tha ajo, duke shtuar se kritikat vetëm sa e motivojnë më shumë ta mbështesë.
Kjo nismë synon të hapë llogari investimi për fëmijët e lindur mes viteve 2025 dhe 2028, me fonde fillestare nga qeveria dhe donatorë të mëdhenj, përfshirë edhe Nicki Minaj.
Mbështetja e saj e hapur për lëvizjen MAGA ka ndezur debat të fortë mes fansave dhe kritikëve, duke e vendosur artisten në qendër të një përplasjeje mes politikës dhe showbiz-it.