Melania Trump zbulon anën e saj si nënë: Barron, rritja, politika dhe një lidhje gjithnjë e më e fortë
Written by radio wave on January 30, 2026
Melania Trump ka folur hapur për sfidat dhe përgjegjësitë e të qenit prind, në kuadër të promovimit të dokumentarit të saj “Melania”. Ajo theksoi se është jashtëzakonisht e përkushtuar ndaj djalit të saj 19-vjeçar, Barron, duke e konsideruar praninë e vazhdueshme të prindit si thelbësore në këtë fazë të jetës së tij.
“Duhet të jesh aty për fëmijën tënd gjatë gjithë kohës, veçanërisht kur ai ka nevojë për ty, sidomos në moshën e Barronit”, deklaroi ajo për Fox Business, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe orientimit në vitet e para të pavarësisë.
Barroni ndodhet në vitin e dytë të studimeve në Shkollën e Biznesit Stren në Universitetin e Nju Jorkut, por sipas Melanias, ai ende nuk është plotësisht i pavarur. Në shtator, ai u largua nga Manhattan dhe u rikthye të jetojë me prindërit e tij, ndërsa vijon studimet përmes qendrës së NYU-së në Uashington.

Përveç jetës akademike, Barroni është bërë gjithnjë e më i përfshirë në aktivitetet politike të të atit gjatë mandatit të dytë të Donald Trump. Melania tregoi se ndryshe nga mandati i parë, kur Barron ishte vetëm 10 vjeç dhe më pak i ekspozuar ndaj politikës, sot ai ka një kuptim më të thellë dhe luan një rol më aktiv në diskutime.
“Barron e kupton politikën dhe shpesh e këshillon të atin. Bisedat tona rreth kësaj janë krejtësisht të ndryshme tani”, u shpreh ajo, duke sugjeruar një pjekuri dhe interes në rritje nga ana e djalit të saj.
Deklaratat e Melania Trump hedhin dritë mbi jetën private të familjes Trump dhe tregojnë një anë më personale të ish-Zonjës së Parë, e cila balancon rolin e saj publik me përkushtimin ndaj rritjes dhe formimit të djalit të saj.