“Memories” shpërthen globalisht: rikthimi emocionues i Gjestit pushton botën
Written by radio wave on January 30, 2026
Rikthimi i Gjestit në skenën muzikore ka rezultuar më i fuqishëm se sa pritej. Vetëm 24 orë pas publikimit, projekti i tij i ri “Memories” ka hyrë zyrtarisht në listën “Trending Worldwide”, duke u renditur në vendin e 11-të në nivel global, një sukses i rrallë për tregun muzikor shqiptar, sipas Prive By Liberta.
Balada e ndjerë ka pushtuar vendin e parë në pesë shtete: Gjermani, Zvicër, Austri, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, ndërsa ka depërtuar në top 10 edhe në tregje të mëdha si Franca dhe Italia, duke dëshmuar përhapjen e gjerë dhe ndikimin e projektit.
Publiku duket se e ka përqafuar fuqishëm emocionin dhe mesazhin e këngës, duke i dhënë artistit një mbështetje masive në shkallë globale. “Memories” po shndërrohet kështu jo vetëm në një hit, por në një simbol të rikthimit të suksesshëm dhe të fuqishëm të Gjestit në muzikë.