Current track

Title

Artist

Netflix befason shkurtin: 44 filma të rinj dhe 8 seriale shtohen në një ditë

Written by on February 2, 2026

Netflix ka surprizuar abonentët në fillim të shkurtit 2026 me një valë të papritur përmbajtjeje të re, duke shtuar plot 44 filma dhe 8 seriale të rinj më 1 shkurt, raporton Indeksonline.

Lista përfshin tituj të njohur dhe të dashur nga publiku, si Ex Machina, Copshop, Locke, Crazy, Stupid, Love, How to Train Your Dragon, Mrs. Doubtfire, The Bucket List, Zero Dark Thirty dhe Night at the Museum, duke kombinuar aksion, dramë, komedi dhe klasikë kinematografikë.

Në mesin e shtesave bien në sy edhe produksione më të reja si Faith in the Flames: The Nichole Jolly Story dhe tituj Netflix Original, duke e bërë ofertën edhe më tërheqëse për shikuesit.

Sa i përket serialeve, platforma ka sjellë sezone të reja dhe tituj të freskët si Heartland (Season 18), The Way Home (Season 3), Divorce Lawyer (Season 2) dhe Glitter & Gold: Ice Dancing, duke zgjeruar ndjeshëm katalogun televiziv.

Me këtë lëvizje të papritur, Netflix duket se po nis vitin me një strategji agresive për të mbajtur publikun të lidhur pas ekranit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist