Current track

Title

Artist

Përplasje fizike mes Kristit dhe Rogertit në “Big Brother VIP Albania 5”

Written by on February 12, 2026

“Muaji i mjaltit” në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka marrë fund që në momentin kur Luiz Ejlli kaloi pragun e derës dhe u largua nga loja. Pa praninë e tij, atmosfera ka ndryshuar rrënjësisht, duke i rikthyer banorët në debatet e ashpra, tensionet e vazhdueshme dhe tashmë edhe në përplasje fizike.

Një debat i ndezur mes Kristit dhe Rogertit ka degraduar me shpejtësi, duke kaluar çdo kufi të pranueshëm për formatin. Në kulmin e nervave, Kristi ka marrë një shishe uji dhe ia ka hedhur Rogertit, në një moment që ka tronditur publikun dhe banorët e tjerë.

Pamjet tregojnë se jo vetëm uji, por edhe bidoni ka prekur lehtë Rogertin në kokë, duke shënuar kështu një kontakt fizik të ndaluar, një shkelje serioze e rregullave të “Big Brother”.

Pas incidentit, vëmendja është përqendruar te reagimi i “Vëllait të Madh”, ndërsa publiku pret një vendim të fortë dhe masa disiplinore ndaj Kristit për një veprim që cenon sigurinë dhe integritetin fizik të banorëve.

Me largimin e Luizit, shtëpia duket se ka hyrë në një fazë të re, më të errët dhe më shpërthyese, ku tensionet nuk po fshihen më dhe çdo debat rrezikon të kthehet në konflikt serioz. Situata pritet të marrë zhvillime të forta në episodet në vijim.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist