Current track

Title

Artist

Adrian Hila jep dëshminë në polici: “Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”

Written by on October 2, 2026

Skandali që prej disa ditësh ka tronditur showbiz-in shqiptar merr një tjetër zhvillim. Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me publikimin online të videove intime.

Në dëshminë e tij, Hila ka deklaruar se kamerat në banesën e tij ishin vendosur rreth vitit 2023 për arsye sigurie, pas një grabitjeje në zonën ku banonte. Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të zakonshme sigurie, të cilat regjistronin pamjet dhe më pas i fshinin ato.

Kompozitori ka mohuar se ka pasur dijeni për pamjet që përfunduan në internet, ndërsa ka deklaruar gjithashtu se nuk ka shkarkuar materialet që më pas u publikuan në rrjetet sociale.

Hila kishte deklaruar më herët se ishte i tronditur nga rrjedhja e materialeve dhe kishte pretenduar se pajisjet e tij mund të ishin hakeruar. Tashmë, kjo pjesë e historisë është pjesë e verifikimeve të autoriteteve.

Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon mënyrën se si janë siguruar dhe shpërndarë pamjet, ndërsa pritet të ekzaminohen pajisjet dhe sistemi i kamerave. Në kuadër të hetimit janë marrë ose pritet të merren deklarime edhe nga persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Për momentin, mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi se si kanë dalë materialet private në internet dhe kush qëndron pas publikimit dhe shpërndarjes së tyre.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist