Akon Habit me Deklaratën për Martesën: “Vetëm Unë Mund të Kem Më Shumë Partnere”
Written by radio wave on May 22, 2026
Këngëtari Akon ka ndezur debat në rrjet pas deklaratave të tij të fundit për martesën dhe jetën familjare. Gjatë podcastit “We Need To Talk”, artisti foli hapur për mënyrën si funksionojnë marrëdhëniet e tij dhe rregullat që, sipas tij, duhet të respektohen në familje.
I pyetur nëse bashkëshortet e tij mund të kenë më shumë se një partner, Akon u përgjigj prerë: “Jo”. Ndërsa moderatori kërkoi të dinte pse kjo vlen vetëm për të, këngëtari dha një përgjigje të shkurtër që bëri menjëherë xhiron e rrjetit: “Vetëm unë”.
Artisti nuk konfirmoi sa bashkëshorte ka aktualisht, por la të kuptohet se numri mund të jetë “dy, tre, katër ose pesë”. Ndër vite, emri i tij është lidhur me disa partnere, mes tyre Tomeka Thiam dhe Amirah-Iman.
Gjatë intervistës, Akon tha se ky model familjar, sipas tij, është më shumë në favor të grave sesa të burrit, pasi përgjegjësia kryesore bie mbi mashkullin. Ai shtoi se bashkëshortet mund të ndajnë detyrat e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët mes tyre, duke krijuar një sistem të organizuar brenda familjes.
Megjithatë, deklaratat e tij për “rolin e gruas në shtëpi” dhe mënyrën si e koncepton martesën kanë sjellë reagime të forta online. Disa e mbështetën për sinqeritetin, ndërsa të tjerë kritikuan ashpër mënyrën si ai e sheh balancën në marrëdhënie.
Në fund të bisedës, Akon pranoi se edhe pse i konsideron të gjitha bashkëshortet “të barabarta”, personi i parë që do të kontaktonte në një emergjencë do të ishte gjithmonë gruaja e tij e parë, të cilën e cilësoi si themelin e gjithë familjes së tij.