Alarm për Charlie Puth, anulon koncertin në Florida
Written by radio wave on June 9, 2026
Fansat e Charlie Puth mbetën të zhgënjyer pasi këngëtari amerikan u detya të anulonte koncertin e planifikuar në Orlando, Florida, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Artisti 34-vjeçar njoftoi përmes rrjeteve sociale se prej disa ditësh po përballej me probleme shëndetësore, ndërsa mjekët i kanë rekomanduar pushim të menjëhershëm për të shmangur komplikime që mund të ndikojnë edhe në datat e ardhshme të turneut.
Megjithëse nuk zbuloi natyrën e saktë të problemit, Puth theksoi se gjendja e tij nuk i lejon të ngjitet në skenë dhe të performojë në nivelin që fansat meritojnë. Ai u shpreh i mërzitur për vendimin, duke nënvizuar se zëri i tij është thelbësor për të ofruar një shfaqje cilësore.
Këngëtari kërkoi ndjesë ndaj publikut dhe shprehu shpresën se do të rikthehet sa më shpejt në skenë pas rikuperimit të plotë.
Aktualisht, Charlie Puth po zhvillon turneun botëror “Whatever’s Clever!”, i cili shoqëron publikimin e albumit të tij të katërt në studio. Turneu nisi në muajin prill në San Diego dhe pritet të përmbyllet në fund të korrikut në Varshavë të Polonisë.