Antonio Banderas zgjedh Spanjën, jo më Hollywood-in
Written by radio wave on August 10, 2026
Antonio Banderas ka lënë pas jetën në Shtetet e Bashkuara dhe ka gjetur qetësinë në vendlindjen e tij, Malaga. Aktori i njohur spanjoll ka rrëfyer se vendimi për t’u rikthyer në Spanjë erdhi pas një periudhe reflektimi të thellë, të nxitur nga infarkti në zemër që pësoi në vitin 2017.
Ylli 65-vjeçar, i cili u zhvendos në SHBA në vitin 1995 gjatë lidhjes me aktoren Melanie Griffith, tha se përvoja e vështirë shëndetësore i ndryshoi plotësisht këndvështrimin për jetën dhe prioritetet.
Sipas Banderas, infarkti ishte një moment që e bëri të kuptonte se lumturia nuk lidhej me jetën luksoze në Malibu, por me rrënjët dhe vendin ku ishte rritur. Ai pranoi se gjithmonë e kishte ndier se Malaga ishte destinacioni ku duhej të kthehej.
Sot, aktori jeton në Spanjë së bashku me partneren e tij, Nicole Kimpel, ndërsa i është përkushtuar edhe drejtimit të teatrit të tij, Teatro del Soho. Duke folur për jetën e re larg Hollywood-it, Banderas u shpreh se nuk ka qenë kurrë më i lumtur.