Author: radio wave
Page: 27
Roblox po ndërmerr masat më të ashpra të sigurisë që nga krijimi i platformës, duke njoftuar se nga dhjetori do të ndalojë komunikimin midis fëmijëve dhe të rriturve të panjohur, ndërsa verifikimi i detyrueshëm i moshës do të shtrihet globalisht nga janari. Ky vendim vjen pas viteve të kritikave, raportimeve dhe padive që akuzonin platformën […]
Bora Zemani ka sqaruar sot publikisht lajmet që qarkulluan prej ditësh për një ndarje të mundshme mes saj dhe Donald Veshajt. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatorja tregoi se lajmin e ka mësuar rastësisht… ndërkohë që kishte postuar një foto të Donaldit. “Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një […]
Pas barazimit 1:1 mes Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, kapiteni i helvetikëve, Granit Xhaka, ka reaguar për një moment që e lëndoi më shumë se rezultati – fishkëllimat e tifozëve gjatë lojës. Në një intervistë për gazetën zvicerane 20 Minuten, Xhaka u shpreh qartë se nuk e kishte imagjinuar kurrë diçka të tillë, […]
Drama e re hollywoodiane ka në qendër një treshe super-yjesh: Tom Cruise, Nicole Kidman dhe Keith Urban. Pas konfirmimit të ndarjes së Nicole dhe Keith pas 19 vitesh martesë, mediat amerikane raportojnë se Cruise ka reaguar privatisht — dhe komenti i tij ka ndezur vëmendjen e publikut. Sipas burimeve të afërta me aktorin, Tom Cruise […]
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nuk humbi kohë për të prodhuar momente të bujshme. Vetëm natën e parë, banorja rumune Bia Khalifa u bë protagoniste e një situate që tashmë po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale. Pas përfundimit të spektaklit ‘prime’, Bia zgjodhi të relaksohej në pishinën e ngrohtë të shtëpisë — […]
Mentor Haziri ka shkaktuar surprizën më të madhe të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, duke u tërhequr nga gara vetëm një ditë pas hyrjes së tij në shtëpi. Vendimi i papritur u komunikua nga vetë këngëtari para pak minutash, në një moment që i ka lënë banorët dhe publikun të habitur. Haziri […]
Sot në Radio Wave patëm nderin të mirëprisnim Jetona Mytevelin, drejtuese e Qendrës “Balance” dhe promotore e sipërmarrjes femërore dhe inovative në Shqipëri, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes. Gjatë intervistës, Jetona theksoi se guvimi dhe motivimi janë thelbësorë për çdo sipërmarrës. “Sipërmarrësit marrin rrezikun për të çuar përpara idetë e tyre dhe kanë […]
Sot në Radio Wave patëm kënaqësinë të mikprisnim Sara Ducka, Përgjegjëse e Marketingut pranë StartUp Albania Agency, e cila na dha një pasqyrë të detajuar të Javës Globale të Sipërmarrjes 2025. Sara tregoi se këtë vit janë planifikuar 63 evente të njëpasnjëshme, aktivitete që synojnë të frymëzojnë të rinjtë dhe bizneset shqiptare, duke nxitur klimën […]
Grupi legjendar Skillz, i përbërë nga Ledri Vula dhe Skivi, rikthehet më në fund në skenë pas plot 13 vitesh, duke ndezur nostalgjinë e fansave dhe duke sjellë një prej rikthimeve më të bujshme të vitit. Dyshja do të performojë së bashku më 19 nëntor në Zone Club, ndërsa vetë klubi e ka njoftuar lajmin […]
Një atmosferë krejtësisht e papritur ka përshkuar resortin Mar-a-Lago të Donald Trump këtë të shtunë, ku mysafirët u gjendën përballë një momenti që nuk pritej në një ambient të tillë. Këngëtari i famshëm country, Keith Urban, befasoi publikun duke interpretuar hitin LGBTQ të Chappell Roan, “Pink Pony Club”. Performanca ndodhi gjatë një feste të organizuar […]