Author: radio wave
Page: 30
Marrëdhënia mes Princit Harry dhe familjes mbretërore britanike vazhdon të mbetet e tensionuar. Gjatë vizitës së tij të fundit në Londër, Duka i Sussex-it nuk do të akomodohet në Buckingham Palace, pavarësisht se kishte pranuar ftesën për të qëndruar në rezidencën mbretërore. Harry ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për angazhime që lidhen me Invictus Games, […]
Bota e muzikës është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtares britanike Lauren Bennett, e cila u shua në moshën 37-vjeçare. Artistja, e njohur për interpretimin e saj në superhitin “Party Rock Anthem” të LMFAO dhe si pjesë e grupit GRL, ndërroi jetë më 29 maj në Kent të Anglisë. Deri më tani, […]
Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e tij me kombëtaren. Neymar ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, duke i dhënë fund një karriere që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve. I emocionuar […]
Norvegjia ka shkruar një nga faqet më të lavdishme të historisë së saj në futboll, pasi eliminoi Brazilin me rezultatin 2-1 në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Heroi absolut i mbrëmjes ishte Erling Haaland, i cili realizoi të dy golat që i siguruan kombëtares së tij një vend mes tetë ekipeve më të […]
Anglia ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës pas një ndeshjeje spektakolare ndaj Meksikës, duke triumfuar 3-2 në stadiumin legjendar “Azteca”. “Tre Luanët” treguan karakter të jashtëzakonshëm, pasi luajtën pjesën më të madhe të takimit me një futbollist më pak. Gjithçka u vështirësua për skuadrën e Thomas Tuchel pas kartonit të kuq […]
Një zhvillim i pazakontë po dominon titujt e mediave sportive ndërkombëtare. Sipas raportimeve të The New York Times, presidenti amerikan Donald Trump ka ndërhyrë personalisht te kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, për të kërkuar rishikimin e pezullimit të sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun. Balogun ishte ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnjë e […]
Bardhi ka ardhur ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Në një intervistë të sinqertë në “Grida Duma Podcast”, reperi nga Kumanova ka hapur zemrën, duke ndarë momente të dhimbshme nga e kaluara, sfidat e jetës dhe lumturinë që ka gjetur në familjen që ka krijuar me Sarën. Një nga rrëfimet më prekëse ishte ai […]
Personazhet më të dashur të animacionit kanë rikthyer magjinë në ekranin e madh. “Minions & Monsters”, prodhimi më i ri i Universal dhe Illumination, ka debutuar fuqishëm, duke marrë kryesimin e ‘box office’ gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara. Filmi ka nisur fundjavën me një arkëtim prej rreth 14.7 milionë eurosh […]
Një emër i madh i Hollywood-it mund t’i bashkohet një prej serialeve më të suksesshme të viteve të fundit. Sipas mediave britanike, Kate Winslet është në bisedime për të qenë protagonistja e sezonit të dytë të hitit të Netflix, “Adolescence”. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se projekti është tashmë në zhvillim, ndërsa producentët po […]
Pas ceremonisë madhështore të zhvilluar vetëm pak ditë më parë, detaje të reja nga martesa e Taylor Swift dhe Travis Kelce po bëjnë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale. Sipas burimeve pranë çiftit, arena legjendare Madison Square Garden ishte transformuar plotësisht për këtë rast, duke u kthyer në një ambient magjik që i ngjante një […]