Një video ndez rrjetin, dyshime për Lamine Yamal dhe Ines Garcia
Written by radio wave on July 31, 2026
Një ripostim i thjeshtë në TikTok ka mjaftuar për të ndezur një valë të madhe spekulimesh në rrjetet sociale për influencuesen spanjolle Ines Garcia dhe yllin e futbollit Lamine Yamal.
Garcia shpërndau një video me pamje të grave shtatzëna dhe një mesazh emocional për ndjesinë e të mbajturit një jetë të re, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretonin si një sinjal të fshehtë për një shtatzëni të mundshme.
Brenda pak orësh, komentet nisën të vërshojnë në rrjet, me fansa që pyesnin nëse çifti i ri po përgatitet për një kapitull të ri në jetën e tyre. Disa përdorues e panë postimin si një mënyrë indirekte për të dhënë një lajm të madh, ndërsa të tjerë u shprehën se bëhej fjalë vetëm për një video që i kishte pëlqyer influencueses.
“Një ripostim nuk do të thotë domosdoshmërisht një konfirmim”, shkruan disa ndjekës, duke kërkuar që të mos nxirren përfundime pa një deklaratë zyrtare.
Deri tani, as Ines Garcia dhe as Lamine Yamal nuk kanë reaguar për këto aludime dhe nuk ka asnjë konfirmim se çifti është në pritje të një fëmije.
Jeta private e dyshes ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, sidomos pas rritjes së jashtëzakonshme të famës së Yamal në futbollin botëror. Për këtë arsye, edhe një postim i zakonshëm në rrjetet sociale mjafton që të kthehet menjëherë në një lajm viral.