Ballkani pëson përmbysje në Irlandë, kualifikimi vendoset në Kosovë
Written by radio wave on July 23, 2026
Ballkani nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv në transfertën irlandeze, duke u mposhtur 2-1 nga Bohemians në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Skuadra nga Kosova e nisi mirë sfidën dhe ishte e para që kaloi në avantazh. Në minutën e 29-të, Domgjoni u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shndërruar në gol një 11-metërsh dhe duke i dhënë epërsinë Ballkanit.
Megjithatë, kampionët e Kosovës nuk arritën ta ruanin avantazhin deri në fund. Bohemians reagoi në pjesën e dytë dhe gjeti barazimin në minutën e 76-të me Xhejms-Tejlor.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, skuadra irlandeze realizoi golin e përmbysjes në minutën e 90-të me Tiernin, duke siguruar fitoren 2-1.
Pavarësisht humbjes, Ballkani mbetet në garë për kualifikimin, pasi gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme në Kosovë.
Skuadra nga Suhareka do të kërkojë përpara tifozëve të saj të përmbysë rezultatin dhe të vazhdojë aventurën europiane në Ligën e Konferencës.