Current track

Title

Artist

Bebe Rexha ndez thashethemet, a po e fsheh lidhjen?

Written by on August 5, 2026

Bebe Rexha është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për muzikën, por për jetën e saj private. Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është parë në shoqërinë e basketbollistit të NBA-së, Jordan Clarkson, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të mundshme.

Sipas mediave amerikane, dyshja kaloi një ditë së bashku në New York, ku fillimisht morën pjesë në një aktivitet artistik me krijuesin Leopoldo Gout. Fotografitë e publikuara i tregojnë Beben dhe Jordanin duke punuar së bashku në një pikturë abstrakte, e cila pritet të shitet për qëllime bamirësie.

Më pas, ata u panë së bashku edhe në eventin prestigjioz “United Flags of Fashion”, të organizuar nga Vogue dhe CFDA në Rockefeller Center. Gjatë mbrëmjes, Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson u fotografuan disa herë pranë njëri-tjetrit dhe, sipas raportimeve, u larguan bashkë nga eventi.

Daljet e tyre kanë ndezur menjëherë komentet në rrjetet sociale, ku fansat po aludojnë për një lidhje mes artistes dhe yllit të basketbollit.

Megjithatë, deri në këtë moment, as Bebe Rexha dhe as Jordan Clarkson nuk kanë reaguar për të sqaruar natyrën e raportit të tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist