Buta LIROHET Nga qelia, POR DO paraqitET në polici
Written by radio wave on May 20, 2026
Reperi i njohur Shqiptar Buta nuk do ta vazhdojë më qëndrimin në paraburgim. Pas javësh në qeli, Gjykata ka vendosur që masa ndaj tij të ndryshohet, duke e zëvendësuar paraburgimin me detyrim paraqitjeje në stacion policor.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Naim Ferati, i cili bëri të ditur se reperi tashmë është liruar dhe do të duhet vetëm të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve.
Emri i Butës u përfol fuqishëm në media që prej muajit prill, kur ai përfundoi në paraburgim pas dyshimeve për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve. Rasti lidhej me një incident të raportuar në një parking pranë një lokali, ku situata kishte degraduar në përplasje fizike dhe kishte përfunduar me persona të lënduar.
Megjithatë, vendimi i fundit duket se i jep një kthesë të re gjithë historisë. Ndërkohë që fansat kanë shpërthyer menjëherë në reagime në rrjetet sociale, shumë prej tyre po presin tani rikthimin e reperit në muzikë dhe ndoshta edhe një reagim publik nga vetë ai.
Për momentin, Buta nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike lidhur me lirimin e tij, por emri i tij është rikthyer sërish në qendër të showbiz-it dhe debatit online.