Current track

Title

Artist

Calvin Harris vendos rekord Guinness, 1.6 milionë njerëz në koncertin e tij në São Paulo

Written by on September 23, 2026

Calvin Harris ka hyrë në historinë e muzikës me një performancë gjigante në São Paulo të Brazilit, ku rreth 1.6 milionë njerëz u mblodhën për ta ndjekur nga afër.

Koncerti, i zhvilluar më 8 shkurt, është regjistruar si performanca solo e një DJ-je e ndjekur nga numri më i madh i njerëzve, duke i siguruar Harrisit një rekord të ri Guinness World Records.

DJ-i skocez performoi mbi një platformë të lëvizshme që përshkoi bulevardin “Rua da Consolação”, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën përgjatë rrugës për të ndjekur setin e tij.

Gjatë performancës, Harris solli disa prej hiteve më të njohura të karrierës së tij, mes tyre “This Is What You Came For”, “One Kiss”, “I Need Your Love” dhe “We Found Love”.

Por vëmendjen e mori edhe look-u i tij. Calvin Harris u shfaq me fanellën e kombëtares braziliane, me numrin “00” dhe emrin “Calvinho” në shpinë, në një gjest që u interpretua si homazh ndaj kulturës dhe publikut brazilian.

Pas performancës, Guinness World Records konfirmoi arritjen bazuar në shifrat e pjesëmarrjes. Gjyqtari i Guinness, Will Munford, e përshkroi numrin e njerëzve të mbledhur në São Paulo si një arritje të jashtëzakonshme dhe si dëshmi të ndikimit global të muzikës së Harrisit.

Vetë Calvin Harris e përshkroi ditën e rekordit si “vërtet të çmendur”, në një postim të publikuar në rrjetet sociale.

Një DJ, një platformë lëvizëse, 1.6 milionë njerëz dhe një rekord botëror. São Paulo i dha Calvin Harrisit një nga skenat më të mëdha të karrierës së tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist