Current track

Title

Artist

DAFINA ZEQIRI RIKTHEHET FUQISHËM NË SKENËN MUZIKORE ME NJË VIDEOKLIP TË RI

Written by on October 22, 2025

Artistja e njohur Dafina Zeqiri po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me një projekt të ri, i cili do të shoqërohet edhe me një videoklip të ri muzikor.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në TikTok, ku ndau disa detaje me ndjekësit e saj. Ky rikthim në setin e xhirimeve është një moment i veçantë, pasi shënon videoklipin e parë që Dafina realizon që prej lindjes së fëmijës së saj.

@dafinazeqirigjergji

We happy cause we shooting our first musicvideo tomorrow since I gave biiiirthhhhh

♬ original sound – Afrobeatsmood®

“Jemi të lumtur, pasi nesër do të xhirojmë videoklipin e parë muzikor që kur linda [fëmijën]”, shkroi ajo, duke ndarë emocionet e këtij rikthimi pas një periudhe të rëndësishme në jetën e saj personale.

Vetëm dy muaj më parë, Dafina publikoi këngën “Faya”, një projekt super energjik dhe autentik, që u prit shumë mirë nga publiku. Megjithatë, ndonëse ishte aktive muzikisht, artistja nuk kishte realizuar videoklipe të reja pas lindjes, derisa tani po përgatitet të sjellë një tjetër projekt të plotë.

Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën dhe jetën e saj, ku Dafina po vjen më e përkushtuar se kurrë, duke balancuar më së miri rolin e artistes me atë të nënës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist