Current track

Title

Artist

EGLA CENO SHPALLET FAJTORE NGA GJYKATA NË TIRANË NË AKUZËN PËR SHPIFJE

Written by on October 22, 2025

Gjatë ditës së sotme u raportua se Gjykata në Tiranë shpalli fajtore Egla Cenon, ndaj padisë për shpifje, e iniciuar nga Saimir Koda, pas pretendimeve të aktores për ngacmim seksual.

Këto deklarata Egla i kishte bërë gjatë kohës sa ishte brenda spektaklit Big Brother VIP Albania 3. E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, në një lidhje direkte, aktorja potencoi se i është thënë nga mbrojtja e saj se është dënuar si fajtore dhe se detyrohet të bëjë një përgënjeshtrim ndaj deklaratave për ngacmim në një medium specifik.

“Ky është dënimi që avokati ma tha që është marrë, por vendimi nuk është zbardhur. Nuk dihet me çfarë arsyetimesh, në çfarë forme, e kështu gjërash”, deklaroi sot Egla.

Ajo shtoi se është e vetëdijshme për forcën e kauzës dhe rëndësinë e vëmendjes publike: “Jam koshiente që është e fortë, jam e sigurt që edhe ju jeni, mua më vjen mirë që kjo kauzë është në veshët, gojën dhe vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Unë kam një video në Instagramin tim ku kam folur fjalën e fundit, në seancën e fundit ku kam qenë prezente, që ishte fjala e fundit që më takonte të thoja dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit para trupit gjykues.”

Egla gjithashtu komentoi reagimet e përziera nga publiku lidhur me vendimin e gjykatës: “Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet, por unë do i lutesha të paktën njerëzve që dinë të lexojnë nën rreshta, që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të ishin të kujdesshëm me mënyrën se si flitet, me mënyrën se si i drejtohen edhe organeve ligjvënëse, sepse kjo është një çështje që nuk bëhet ‘tap-rrap’, është një çështje që do durim, e unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara.”

“Nuk kam asgjë, asnjë presje për të shtuar dhe për të hequr kësaj fjale të fundit. Unë sigurisht, nuk do të tërhiqem me mjetet ligjore me ato që ligji lejon, do e vazhdojë këtë betejë, edhe dy jetë t’i kisha, të dyja do t’i shpenzoja për ta vazhduar këtë betejë”, përfundoi ajo.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist