Drita fc kërkon Evropën sonte
Written by radio wave on July 28, 2026
Drita zbret sonte në fushë me një objektiv të qartë: kualifikimin në fazën e play-offit të UEFA Conference League. Kampionët e Kosovës do të përballen në ndeshjen e kthimit me skuadrën malteze Floriana, në një sfidë ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në takimin e parë.
Skuadra nga Gjilani kërkon të shfrytëzojë avantazhin e ndeshjes në shtëpi për të siguruar një tjetër sukses në arenën europiane. Një fitore në stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i afronte më pranë objektivit për të vazhduar rrugëtimin në Conference League.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në Prishtinë, ku Drita do të kërkojë mbështetjen e tifozëve për të kaluar një tjetër pengesë në kompeticionet europiane.
Sfida mes Dritës dhe Florianas nis sonte në orën 20:00.