Egli Tako : “Nuk dua ta komentoj foton me gjestin, ishte mungesë njerëzimi”
Written by radio wave on February 17, 2026
Këngëtarja Egli Tako ishte e ftuar këtë të martë në emisionin Shqipëria Live në Top Channel, ku u ndal edhe te fotografia e realizuar mes saj dhe Gjesti gjatë funeralit të vëllait të tij.
E pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse e kishte menduar se momenti do të fotografohej dhe do të shpërndahej në rrjete sociale, ajo u përgjigj prerazi se nuk e kishte pritur një gjë të tillë. Artistja u shfaq e rezervuar dhe e shqetësuar, duke theksuar se nuk dëshiron të flasë më shumë për këtë situatë.
Ajo u shpreh se e respekton dhimbjen e familjes dhe nuk e konsideron të drejtë të diskutohet publikisht për një moment kaq delikat. Sipas saj, ajo ditë la shije të hidhur për shkak të mungesës së ndjeshmërisë nga disa persona që ishin të pranishëm.

Pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait të Gjestit, pamjet nga ceremonia mortore u përhapën gjerësisht në internet, duke nxitur reagime të shumta. Kritikët dënuan faktin që disa persona fotografuan figura publike në një moment zie dhe më pas publikuan përmbajtjen në rrjet.
Mes reagimeve ishte edhe ai i Dafina Zeqiri, e cila e cilësoi situatën si të papranueshme dhe mungesë respekti ndaj familjes. Ajo theksoi se momentet e dhimbjes duhet të mbeten private dhe jo të shfrytëzohen për vëmendje, duke bërë thirrje për më shumë empati dhe njerëzi.