Current track

Title

Artist

Eurovision Song Contest 2026 lista e finalistëve dhe rradha e performancave

Written by on May 15, 2026

Tashmë gjithçka është zyrtare. Pas mbylljes së dy netëve gjysmëfinale, Eurovision Song Contest 2026 ka publikuar edhe renditjen finale të performancave për natën më të madhe të muzikës europiane, duke ndezur menjëherë diskutimet mes fansave dhe ekspertëve të festivalit.

Sipas listës zyrtare të publikuar nga organizatorët, Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenën e madhe në Vienë, një pozicion që shumë fansa e konsiderojnë të favorshëm për të lënë gjurmë te publiku ndërkombëtar.

Finalja do të hapet nga Danimarka, e ndjekur nga Gjermania, Izraeli dhe Belgjika, përpara se radha t’i vijë Shqipërisë.

Më pas skena do të pushtohet nga Greqia, Ukraina, Australia, Serbia, Malta, Çekia, Bullgaria, Kroacia, United Kingdom, Franca, Moldavia, Finlanda, Polonia, Lituania, Suedia, Qipro, Italia, Norvegjia, Rumania dhe në fund vendi mikpritës, Austria.

Me një listë kaq të fortë dhe një renditje që premton emocione nga fillimi deri në fund, finalja e këtij edicioni pritet të jetë një nga më të komentuarat e viteve të fundit. Shqipëria tashmë e di pozicionin… dhe sytë janë te performanca e madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist