Current track

Title

Artist

“Ferma VIP”, Indri i Jep Fund lidhjes me vanesën Live në Prime

Written by on May 26, 2026

Pas daljes nga Ferma VIP, Vanesa Sono ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke zbuluar pse ka vendosur të mos jetë pjesë e Prime-it të kësaj jave. Këngëtarja ka lënë të kuptohet se pas prapaskenave të spektaklit po zhvillohen situata që ajo nuk dëshiron t’i mbështesë.

Në një mesazh të gjatë drejtuar ndjekësve, Vanesa tregoi se ka zgjedhur të heshtë për disa ditë derisa, sipas saj, dyshimet që kishte të bëheshin reale. Ajo u shpreh se ka qenë e sinqertë gjatë gjithë eksperiencës së saj dhe nuk dëshiron të përfshihet në lojëra apo skenarë të krijuar për spektakël.

Ish-fermerja zbuloi se produksioni i kishte kërkuar me insistim të ishte prezente në studio, por vendimi i saj ndryshoi pasi mësoi për përmbajtjen e një letre që pritej të lexohej live gjatë Prime-it. Vanesa deklaroi se nuk kishte konfirmuar asnjëherë pjesëmarrjen dhe se nuk pranonte të bëhej pjesë e situatave që, sipas saj, cenonin sinqeritetin e saj.

Ajo tregoi gjithashtu se i ishte kërkuar të përballej në studio me ish-konkurrentet Klevisa dhe Sara, por kishte refuzuar një gjë të tillë. Sipas Vanesës, vetëm pas këtij refuzimi iu përmend ekzistenca e letrës që më pas u bë pjesë e Prime-it.

Ndërkohë, mbrëmja mori një tjetër kthesë dramatike kur Indri deklaroi live se dëshironte t’i jepte fund marrëdhënies me Vanesën. Ai u shpreh se gjatë ditëve larg saj kishte ndjerë më shumë liri sesa mungesë, ndërsa shtoi se ajo meritonte dikë që ta donte njësoj siç ajo kishte dashur atë.

Deklaratat e forta kanë ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një nga temat më të komentuara të momentit në showbiz-in shqiptar.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist