G-BANI KONFIRMON LIDHJEN E RE TË DASHURISË, POR IDENTITETIN E SAJ E MBAJTET SEKRET

Written by on November 6, 2026

Duket se në jetën sentimentale të G-Banit ka ardhur një kapitull i ri! Reperi shqiptar ka konfirmuar publikisht se është në një lidhje dashurie, duke zbuluar edhe disa detaje rreth mënyrës se si nisi historia e tij e re romantike.

I ftuar në emisionin “Vila 24”, të moderuar nga Valbona Mhilli, G-Bani po diskutonte për mënyrat se si krijohen njohjet dhe marrëdhëniet në ditët e sotme, kur vendosi të ndante me publikun edhe eksperiencën e tij personale.

“Rasti më i mirë është rasti im, ku u takuam rastësisht, pastaj vendosëm takim të dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe vazhdojmë, edhe jemi bashkë”, tregoi reperi, duke konfirmuar se njohja e rastësishme është shndërruar tashmë në një marrëdhënie dashurie.

Deklarata nuk kaloi pa u vënë re nga moderatorja, e cila reagoi menjëherë me një pyetje plot kureshtje: “Aaa, paskemi të reja G-Ban?”. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por mjaftueshëm e qartë: “Po!”.

Gjatë bisedës, G-Bani ndau edhe një mendim për mënyrën se si kanë ndryshuar njohjet romantike në epokën e rrjeteve sociale. Sipas tij, shumë njerëz sot i trajtojnë marrëdhëniet si një lloj kalkulimi, duke u shqetësuar më shumë për imazhin që krijojnë në Instagram dhe përshtypjen që lënë te personi tjetër, sesa për ndjenjat dhe njohjen e vërtetë.

Një tjetër detaj që e bëri këtë moment edhe më interesant lidhet me historinë e tij në “Big Brother VIP Albania 4”, ku G-Bani kishte shprehur hapur simpatinë për vetë Valbona Mhillin. Megjithatë, këtë herë reperi sqaroi se zemra e tij i përket një personi tjetër, me të cilin duket se po ndërton një histori jashtë vëmendjes së kamerave.

Pavarësisht konfirmimit, G-Bani ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partneres dhe të mos ndajë shumë detaje nga jeta e tyre private.

Për momentin, mbetet të shihet nëse reperi do të vendosë ta bëjë publike edhe portretin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. Një gjë është e sigurt: pas shumë diskutimeve për jetën sentimentale, G-Bani më në fund e konfirmoi vetë se nuk është më beqar!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



[There are no radio stations in the database]