gëzon familja e Lyrical Son, djali i tij André mbush 3 vjeç
Written by radio wave on September 28, 2026
Ka festë në familjen e reperit Lyrical Son dhe bashkëshortes së tij, Gresës. Djali i tyre i vogël, André, ka festuar 3-vjetorin e lindjes dhe momenti është ndarë me ndjekësit përmes një fotografie të ëmbël familjare.
Në foto, familja shfaqet e mbledhur rreth tortës së vogëlushit, e cila ishte dekoruar me tematikë makinash. “Djali ynë është tre vjeç”, ka shkruar Gresa në postimin e saj, duke shoqëruar foton me këtë moment të veçantë familjar.

Lyrical Son dhe Gresa janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave, Eva dhe Erika, dhe djalit André, ndërsa herë pas here ndajnë me publikun momente nga jeta e tyre familjare.
Urimet për vogëlushin nuk kanë munguar, ndërsa familjes i është shtuar edhe një tjetër arsye për të festuar së bashku këtë ditë të veçantë.