ILNISA AGOLLI REAGON PAS DEKLARATËS SË MERITON MJEKIQIT NË “GOCA DHE GRA”
Written by radio wave on October 29, 2025
Drama pas Big Brother Vip 3 duket se ende nuk ka marrë fund. Ish-finalisti Meriton Mjekiqi ishte i ftuar sot në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku u përball me pyetje për marrëdhënien e dikurshme me gazetaren Ilnisa Agolli. Por ai zgjodhi të mos japë asnjë koment për këtë temë, duke lënë gjithçka në heshtje.
Pak orë pas emisionit, Ilnisa reagoi përmes një postimi thumbues në Instagram, ku shkroi: “Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”. Një frazë e shkurtër, por mjaft domethënëse për ndjekësit që menjëherë e lidhën me ish-partnerin e saj.
Menjëherë pas postimit, gazetarja u kontaktua nga moderatoret e “Goca dhe Gra” për të sqaruar kuptimin e fjalëve të saj. Me qetësi dhe elegancë, Ilnisa sqaroi se statusi nuk kishte qëllim provokues, por ishte një reflektim i thjeshtë.
“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend te të gjithë. Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky status ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment,” – tha ajo gjatë lidhjes me emisionin.

E pyetur nëse është penduar për lidhjen me Meritonin, gazetarja u shpreh prerë: “Nuk shqyhem si njeri që pendohem.”
Deklarata e saj u prit me shumë interes nga publiku, duke ndezur sërish diskutimet në rrjete sociale. Ndërkohë, Meriton Mjekiqi ka zgjedhur të mos reagojë pas kësaj interviste, duke lënë të hapur pyetjen nëse kjo histori është mbyllur plotësisht apo do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes së showbiz-it shqiptar.