Current track

Title

Artist

Indri Shiroka thyen heshtjen: “Nuk jam favorizuar”

Written by on August 11, 2026

Indri Shiroka ka reaguar për herë të parë ndaj aludimeve se miqësia e tij me Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn mund ta ketë favorizuar gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP 3”.

Në një intervistë për revistën “Bordo”, aktori hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se gjatë spektaklit nuk ka marrë asnjë trajtim të veçantë. Sipas tij, si Arbana Osmani ashtu edhe opinionistët nuk kanë hezituar ta kritikojnë sa herë e kanë parë të nevojshme.

Shiroka pranoi se raporti i tij me Arbanën dhe Eduartin është i hershëm dhe publik, pasi kanë bashkëpunuar prej vitesh. Megjithatë, ai beson se kjo njohje mund të ketë ndikuar negativisht në perceptimin e publikut, duke krijuar paragjykimin se ai gëzonte privilegje në lojë.

Aktori u shpreh se, në vend që ta ndihmonte, kjo miqësi mund ta ketë penalizuar në sytë e një pjese të audiencës, e cila e ka parë me dyshim rrugëtimin e tij në reality show.

Gjatë intervistës, Shiroka komentoi edhe lojën e ish-banorëve të tjerë, duke veçuar Romirin si një nga konkurrentët më të fortë strategjikisht. Sipas tij, ai dinte të analizonte çdo situatë me qetësi, të menaxhonte dinamikat e fermës dhe të vepronte me maturi, çka e bëri një lojtar mjaft të zgjuar gjatë pjesës më të madhe të garës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist