Current track

Title

Artist

Jennifer Aniston surprizon me komentin për Brad Pitt

Written by on June 5, 2026

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga fundi i historisë së tyre të dashurisë, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt vazhdojnë të jenë një nga ish-çiftet më të komentuar në Hollywood.

Së fundmi, aktorja ka bërë një referencë të rrallë publike për ish-bashkëshortin gjatë një bisede me Lisa Kudrow, kolegen dhe mikeshën e saj të ngushtë nga seriali legjendar “Friends”.

Teksa kujtonin momentet më të paharrueshme të serialit, biseda u ndal te episodet speciale të Ditës së Falënderimeve, ku Kudrow përmendi paraqitjen e Brad Pitt si një nga më argëtueset në historinë e serialit. Aniston nuk ngurroi të pajtohej, duke vlerësuar performancën e aktorit dhe duke kujtuar me nostalgji emrat e mëdhenj që kanë qenë pjesë e “Friends” ndër vite.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjithmonë i ka bërë përshtypje fakti që edhe yjet më të famshëm të Hollywood-it ndiheshin në ankth përpara se të dilnin në skenën e serialit, pavarësisht suksesit të tyre.

Brad Pitt u shfaq në sezonin e tetë të “Friends”, në rolin e Will Colbert, një personazh që kishte një armiqësi të veçantë me Rachel Green, karakterin e interpretuar pikërisht nga Jennifer Aniston.

Historia e dashurisë mes Aniston dhe Pitt nisi në fund të viteve ’90, për t’u kurorëzuar me martesë në vitin 2000. Megjithatë, rrugët e tyre u ndanë pesë vite më vonë. Pavarësisht divorcit, raportet mes tyre duket se janë zbutur me kalimin e kohës.

Një nga momentet që bëri më shumë bujë ishte takimi i tyre miqësor në prapaskenat e Screen Actors Guild Awards në vitin 2020, ku përqafimi mes tyre u kthye menjëherë në një nga imazhet më të komentuara të mbrëmjes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist