Mimoza Ahmeti siguron e para vendin në finale
Written by radio wave on June 9, 2026
Mimoza Ahmeti është shpallur finalistja e parë e edicionit të tretë të Ferma VIP, duke siguruar një vend në natën e madhe finale të 15 qershorit.
Poetja ishte përballë Romirit në një televotim vendimtar, ku publiku zgjodhi ta mbështesë atë për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh. Pas shpalljes së rezultatit, Ahmeti nuk i fshehu emocionet dhe falënderoi publikun për besimin e dhënë.
“Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma”, u shpreh ajo menjëherë pas konfirmimit të fitores.
Ndërkohë, gara brenda fermës po hyn në fazën më të nxehtë. Gjatë spektaklit të së martës pritet të zgjidhet edhe finalisti i dytë, për të cilin moderatorja paralajmëroi se do të jetë një përzgjedhje e veçantë.
Përveç emocioneve të finales, banorët do të përballen edhe me një sfidë vendimtare, e cila do të sjellë një tjetër largim nga gara, duke ngushtuar edhe më shumë rrugën drejt fitores.