Current track

Title

Artist

Miri thumbon Selin? Postimi që ndezi rrjetin

Written by on July 31, 2026

Duket se marrëdhënia mes Mirit të West Side Family dhe fitueses së Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit.

Ish-finalisti ka publikuar një InstaStory me një mesazh që është interpretuar gjerësisht nga ndjekësit si një thumbim ndaj Selinit.

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushin sigurisht që ishte prishur. Kështu që thuajini me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp. Të fala nga 006-ta.”

Edhe pse Miri nuk përmendi asnjë emër, fansat e lidhën menjëherë postimin me raportin e tij me Selinin, duke rikthyer diskutimet për dinamikën që të dy krijuan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Gjatë reality show-t, dyshja u komentua shpesh për afrimitetin, batutat dhe bashkëpunimin në lojë, por me kalimin e javëve raporti i tyre ndryshoi, duke sjellë edhe përplasje që vazhduan të diskutoheshin nga publiku.

Postimi i fundit ka ndezur sërish debatet në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Selin do të zgjedhë t’i përgjigjet këtij mesazhi. Kujtojmë se ajo u shpall fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, ndërsa Miri e mbylli garën në vendin e dytë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist