Current track

Title

Artist

“Moana” kryeson kinematë, por zhgënjen Disney-n

Written by on July 13, 2026

Versioni i ri i filmit “Moana” ka debutuar në vendin e parë në arkatimet e fundjavës në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, megjithatë rezultatet e para financiare nuk kanë qenë në nivelin që priste Disney për një nga projektet e tij më të mëdha të vitit.

Gjatë ditëve të para në kinema, filmi ka siguruar rreth 37 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe afro 44 milionë euro të tjera në tregjet ndërkombëtare, duke e çuar totalin global në rreth 81 milionë euro.

Megjithëse shifrat janë të konsiderueshme, ato mbeten larg pritshmërive për një produksion me buxhet prej rreth 213 milionë eurosh. Filmi nuk ka arritur të ndjekë ritmin e suksesit të animacionit origjinal të vitit 2016 apo të vazhdimit të tij, i cili kaloi kufirin e një miliard dollarëve në arkëtime në mbarë botën.

Në kast rikthehet Dwayne Johnson në rolin e Mauit, ndërsa Catherine Laga’aia interpreton për herë të parë personazhin e Moanës. Loja e saj është pritur mirë nga publiku, por kjo nuk ka mjaftuar për të bindur kritikët.

Shumë recensues e kanë cilësuar filmin si një ribërje pa ide të reja, duke argumentuar se nuk sjell të njëjtën magji që e bëri versionin e parë një fenomen global. Kjo është reflektuar edhe në vlerësimet e platformës Rotten Tomatoes, ku filmi ka marrë vetëm 34 për qind nga kritika profesionale.

Ndërkohë, publiku ka treguar një reagim më pozitiv, ndërsa analistët e industrisë së filmit vlerësojnë se konkurrenca e fortë nga produksione të tjera familjare në kinema mund të ketë ndikuar ndjeshëm në performancën e tij gjatë fundjavës së parë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist