Current track

Title

Artist

Muriqi “çmend” Turqinë! Katër gola në një ndeshje, shqiptari shkruan historinë me Fenerbahçen

Written by on September 21, 2026

Vedat Muriqi ka dhuruar një spektakël të vërtetë në Turqi! Sulmuesi Shqiptar ishte protagonisti absolut i fitores së jashtëzakonshme 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyüpsporit, duke realizuar plot katër gola dhe duke vendosur emrin e tij në historinë e klubit verdheblu.

Për Muriqin, kjo nuk ishte thjesht një paraqitje fantastike. Katër golat e shënuar në këtë takim përbëjnë pokerin e parë në karrierën e tij në një ndeshje zyrtare të Superligës turke.

Sulmuesi 32-vjeçar kishte arritur më parë të shënonte katër herë në një ndeshje, por kjo kishte ndodhur në një miqësore të Kosovës ndaj San Marinos, më 1 qershor 2021. Tashmë, ai ka arritur të përsërisë këtë sukses në një ndeshje zyrtare dhe pikërisht me fanellën e Fenerbahçes.

Por statistikat bëhen edhe më interesante.

Muriqi është bërë lojtari i parë i Fenerbahçes pas më shumë se dy sezonesh që shënon katër gola në një ndeshje të Superligës. I fundit që kishte realizuar një poker për klubin ishte Cengiz Ünder, i cili kishte shënuar katër gola ndaj İstanbulsporit gjatë sezonit 2023/24.

Tashmë, emri i Muriqit i bashkohet një liste të veçantë të sulmuesve që kanë arritur të shënojnë katër herë në një ndeshje kampionati me fanellën e gjigantit turk.

Dhe forma e tij këtë sezon është po aq mbresëlënëse.

Me katër golat ndaj Eyüpsporit, Muriqi ka shkuar në gjashtë gola në Superligë, duke shënuar në tri nga katër ndeshjet në të cilat ka nisur si titullar.

Pas një paraqitjeje të tillë, trajneri vendosi ta zëvendësonte në minutën e 69-të, kur në fushë hyri Romelu Lukaku. Në atë moment, puna e sulmuesit kosovar ishte bërë tashmë: katër gola dhe një paraqitje që do të mbahet mend.

Fenerbahçe fitoi 8-0, por në qendër të gjithë vëmendjes ishte një emër.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist