Current track

Title

Artist

Netflix hap plagët e Michael Jackson

Written by on May 28, 2026

Netflix është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas njoftimit të dokumentarit të ri “Michael Jackson: The Verdict”, i cili rikthen në fokus një nga proceset gjyqësore më të bujshme në historinë e showbiz-it.

Dokumentari trajton gjyqin e vitit 2005 ndaj Michael Jackson, pas akuzave për abuzim seksual ndaj të miturve, një çështje që për vite me radhë dominoi titujt kryesorë në mbarë botën dhe ndau opinionin publik.

Në produksion përfshihen dëshmi dhe rrëfime nga persona që kanë qenë të lidhur drejtpërdrejt me procesin, përfshirë ish-anëtarë të jurisë, dëshmitarë, mbështetës dhe kritikë të artistit.

Por publikimi i dokumentarit ka shkaktuar reagime të forta nga fansat e Michael Jackson, sidomos për faktin se vjen menjëherë pas interesit të madh që mori filmi biografik kushtuar jetës së tij.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet kundër Netflix, ku shumë përdorues e akuzojnë platformën se po rikthen debatet vetëm për përfitime mediatike dhe klikime.

Ndërkohë, regjisori Nick Green dhe producentja Fiona Stourton janë shprehur se projekti synon të sjellë një këndvështrim më të plotë mbi atë që ndodhi realisht gjatë gjyqit, duke kujtuar se kamerat nuk u lejuan kurrë brenda sallës së gjykatës.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga shpallja i pafajshëm e Michael Jackson, emri i tij vazhdon të mbetet një nga më të debatueshmit në historinë e muzikës dhe industrisë së argëtimit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist