Current track

Title

Artist

Një miliard shikime– Ferma VIP 3 shpërthen në rrjet

Written by on May 19, 2026

Ferma VIP po kthehet zyrtarisht në fenomenin më të komentuar të momentit. Vetëm brenda 50 ditëve transmetim, reality show ka arritur shifra marramendëse në rrjetet sociale, duke prekur plot 1 miliard shikime dhe ndërveprime.

Lajmi bombë u komunikua edhe brenda fermës dhe reagimet e banorëve ishin epike. Mes habisë dhe entuziazmit, ishte poetja Mimoza Ahmeti ajo që vodhi sërish vëmendjen me reagimin e saj spontan: “Një miliard? Po sa zero ka nga mbrapa?”, tha ajo mes të qeshurave, duke kthyer momentin në viral në pak minuta.

Ky sukses po shihet si prova më e fortë se sezoni i tretë i formatit ka kapur publikun më shumë se kurrë. Që nga nisja më 27 mars, Ferma VIP 3 ka prodhuar debate, aleanca, përplasje dhe momente që kanë mbushur rrjetin çdo ditë.

Në qendër të vëmendjes vazhdon të mbetet edhe Mimoza Ahmeti, e cila është kthyer në një nga personazhet më të diskutuara të këtij edicioni. Me deklaratat e saj të forta, ironinë therëse dhe mënyrën krejt ndryshe të komunikimit, poetja po arrin të dominojë jo vetëm spektaklin, por edhe komentet online.

Ndërkohë, fansat e formatit janë të bindur për një gjë: ky sezon nuk po ndiqet thjesht si reality show, por si fenomen që po “pushton” internetin çdo natë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist