Papagalli ndal ndeshjen në Brazil
Written by radio wave on August 4, 2026
Një ndeshje e Kupës U-15 në Brazil u kthye në spektakël për një arsye krejt të pazakontë, kur një papagall gjigant blu dhe i verdhë hyri në fushë dhe detyroi gjyqtarin të ndërpriste lojën.
Incidenti ndodhi gjatë sfidës mes Flamengos dhe Cearas. Në minutën e 17-të, zogu fluturoi papritur drejt fushës dhe përfundoi mbi një mbrojtës të Flamengos, i cili u rrëzua në tokë nga befasia. Lojtarët u tërhoqën, ndërsa papagalli vazhdoi të shëtiste i qetë në fushë, duke tërhequr gjithë vëmendjen e stadiumit.
Pas disa minutash, mysafiri i pazakontë u largua dhe ndeshja rifilloi. Por surprizat nuk mbaruan aty. Rreth 15 minuta më vonë, papagalli u rikthye sërish në fushë, duke shkaktuar një ndërprerje të dytë dhe duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Pamjet e momentit u bënë menjëherë virale, ndërsa tifozët e cilësuan episodin si një nga “pushtimet” më të çuditshme që ka parë ndonjëherë një fushë futbolli.
Pas rifillimit të lojës, Flamengo kaloi e para në avantazh, por Ceara përmbysi rezultatin dhe fitoi 2-1. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, protagonisti absolut i ndeshjes mbeti papagalli, i cili vodhi gjithë vëmendjen dhe u bë ylli i padiskutueshëm i sfidës.